Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Varhelyi ka qenë mbështetës i pakursyer i Shqipërisë është angazhuar për një plan masiv ekonomik


Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me  komisionerin Oliver Varhelyi deklaroi se ai ka qenë mbështetës i Shqipërisë dhe vendeve të ballkanit.

Më tej Rama theksoi se Varhelyi është angazhuar për një plan masiv ekonomik.

Që në sekondën e parë të fillimit të punës Komisioneri ka qenë një mbështetës i pakursyer i të gjithë vendeve të Ballkanit  dhe i Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE. Siç do ta thotë vetë sot, nuk është mjaftuar vetëm me këtë aspekt të komisionit , por është angazhuar për një plan masiv ekonomik. Ai ka treguar ndershmërinë e tij të thënit të gjerave ashtu siç janë qoftë kur do na i thotë neve, qoftë kur i thotë për ne në Bruksel”- tha Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *