Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama tregoi 3 shtyllat ku duhet të mbështetet Shqipëria për tu zhvilluar.
Sipas tij klima e biznesit është kyçe si edhe forcimi i i gjyqësorit.
Ndërsa si shtyllë të tretë ai tha se duhet të fokusohet në Arsim pasi Shqipëria duhet të mbajë brezin e ri në vend.
“Klima e biznesit duhet të jetë e mirë, gjyqësori duhet të jetë i pavarur. Duhet investuar në kapitalin njerëzor. Arsimimi është kyç. Duhet të bëjmë gjithçka që brezin e ri ta mbajmë këtu. Të rinjtë urojmë të kthehen në rajon.
Ne përgëzuam kryeministrin për arritjet. Ka ende sfida, si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. Vetingu është i rëndësishëm. Na duhet reformë e besueshme zgjedhore. Zgjedhjet do jenë testi”- tha Varhelyi.