Është mbyllur procesi i votimit për kandidatët për deputet në degën e Partisë Demokratike në Pogradec dhe Maliq.
Demokratët e Pogradecit kanë hequr nga lista e kësaj dege Klevis Balliun duke mos i dhënë votën parapëlqyese.
Gjithashtu ata nuk kanë qenë dakord as me kandidaturën e ish-kryetarit të Bashkisë Eduard Kapri.
Ndërsa në degën Maliq, Ervin Salianji ia ka dalë të marrë votat e demokratëve duke kaluar në fazën tjetër.