Partia daneze Stram Kurs (Vija e Ashpër) ka organizuar një protestë duke djegur lirin e shenjtë të besimtarëve myslimanë, Kuranin. Ngjarja ndodhi në një zonë të qytetit të Fredericia të populluar kryesisht nga emigrantë turq dhe myslimanë nga kombësi të tjera.
Një burrë u arrestua nga policia në vendin e ngjarjes. Aktivistët, të udhëhequr nga kreu i partisë Rasmus Paludan u shfaqën në Fredericia gjatë fundjavës. Ndërsa protesta fillimisht pritej të zhvillohej në një park lokal, grupi në vend të kësaj qëndroi në një lëndinë të rrethuar nga oficerë të shumtë policie.
Anëtarët e Stram Kurs dogjën disa kopje të Kuranit, duke këmbëngulur se kjo gjë ishte e nevojshme për të dërguar një mesazh politik.
Shfaqja tërhoqi një grup vendasish të zemëruar, të cilët dënuan veprimtaritë e Stram Kurs. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një burrë të ndaluar nga policia pasi ai kapërceu rrethimin dhe u përpoq të sulmojë aktivistët e Stram Kurs.
Partia e ekstremit të djathtë, e themeluar në vitin 2017, është angazhuar vazhdimisht në shfaqje të ngjashme në Danimarkë si dhe në vendet fqinje nordike.