Vendosni fjalën kyçe....

169 raste të reja në vend, humbin jetën katër pacientë lidhur me Covid-19


Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend lidhur me koronavirusin e ri.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se viktimat janë një 62 vjeçar e një 66 vjeçare nga Lezha si dhe një 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Në vend janë kryer sipas njoftimit zyrtar 971 ku janë zbuluar 169 të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Për sa u përket personave të shtruar në dy spitalet për të prekurit nga covid-19, aty po trajtohen 228 pacientë me 17 në terapi intensive nga të cilët 5 janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *