Kosova është dy ndeshje larg pjesëmarrjes në Kampionatin Europian 2020.
Kombëtarja e saj do luajë sot ndeshjen gjysmëfinale kualifikuese ndaj Maqedoninë e Veriut në Shkup e në rast fitoreje do shkonte në finale prej nga ku mund të presë biletën për më tej.
Për sfidën e sotme, ekipi i drejtuar nga trajneri Challandes ka disa mungesa të rëndësishme.
Sulmuesit Vedat Muriqi e Milot Rashica e mbrojtësi Amir Rrahmani janë mungesa të rëndësishme për transfertën e sotme.
Megjithatë tekniku ka besim se lojtarët do arrijnë të japin maksimumin në fushë e të sigurojnë një vend në finale.