Një grup prej rreth 80 emigrantësh të paligjshëm janë kapur në karrocerinë e një kamioni në Korçë ndërsa është arrestuar shoferi i mjetit.
Emigrantët, një pjesë e të cilëve gra e fëmijë, janë të kombësive të ndryshme me shumë prej tyre nga Siria, Maroku, Algjeria e Turqia.
Ata po udhëtonin nga Devolli në drejtim të Tiranës. Kamioni me emigrantët është kapur pranë një karburanti në fshatin Leminot.
Bashkë me shoferin e mjetit në polici janë shqëruar edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se po ndihmonin në transportimin e emigrantëve.