Vendosni fjalën kyçe....

Flet nga spitali kushëriri i Haradinajt: Babë e bir më kërcënuan, pastaj më plagosën pas shpine


Pas plagosjes me armë, flet nga spitali Mustafë Ahmetxhekaj, kushëriri i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

46-vjeçari, i cili u plagos një ditë më parë në Pejë, ka treguar në një prononcim për gazetën Express se ka qenë shënjestër e sulmit, se e gjithë ngjarja nisi ditën e djeshme gjatë një bisede në një gjelltore.

“Unë isha në gjelltore duke ngrënë bukë, ka ardhë djali, u përshëndetëm, i thash hajde e pijmë ka një kafe edhe i diskutojmë disa gjëra….Nuk u ul e kanë një autoshkollë ma larg, erdhën me babin e tij edhe më kërcënuan…Ju thash a po më leni ta ha bukën, kur jam çu me hyp në kerr babai i i tij ma ka drejtu pistoletën”, tha Ahmetxhekaj, i cili tregon se me të dyshuarin njiheshin nga vendi ku bënin palestrën.

Në drejtim të 46-vjeçarit u shkrepën disa plumba, dy nga të cilët përfunduan në këmbën e tij dhe një në të pasmë. I plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit.

Ahmetxhakaj mohon se ka pasur në të kaluarën probleme me të dyshuarin, shumë më të ri në moshë.

“I thash gjuaj dhe e shava, aty kanë qënë policia prezent, veç kur kanë kris pas shpinës. Dy plumba në këmbë dhe në prapanicë. Hala jam në Spitalin e Pejës…Telashe jo telashe, konfrontim sikur djemt e ri, ai është djalë i ri i vlon gjaku, deshta me i thanë ulu me bisedu, qysh e kanë zanat me folë e me sha”– shtoi ai më tej.

Mustafë Ahmetxhekaj thotë se ndihet i rrezikuar dhe se mbrëmë e ka mbyllur dhomën e spitalit me çelës.

“Ai është në arrati, s’është ardhë askush prej policisë mem rujt as sënd, ja kam lyp një çelës, e kam mbyll derën. Po ndihna i rrezikuar”, tha ai.

Mustafë Ahmetxhakaj ka zbuluar dhe lidhjen e tij familjare me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj: “Baba i Ramushit dhe nëna ime janë vëlla e motër”.

Nipi i familjes Haradinaj tha se ndihet i zhgënjyer sesi i dyshuari ndodhet akoma në arrati.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *