Vendosni fjalën kyçe....

“Me maska, pa maska” – PD nxjerr me video deklaratat kontradiktore të Ramës në pak sekonda

Partia Demokratike ka publikuar një video ku përmbledh shkurtimisht disa nga deklaratat më kontradiktore të kryeministrit Edi Rama, nga data 27 shkurt deri më 10 tetor.

Kjo pasi të shtunën me datë 10 tetor, Rama dha lajmin se maska do bëhet e detyrueshme në çdo mjedis jashtë ambienteve të shtëpisë.

“Jemi me fat që ‘Murtajën’ e ka shkruar Albert Kamy. Jemi pa fat që po bëhemi ‘Kurbani’ i marrëzisë së këtij skizofreni”, shkruan PD krahas videos në rrjetet sociale.

Videoja nis me deklaratën e Ramës më 27 shkurt se “nuk jemi përpara një murtaje mesjetare që ka ardhur të fshijë nga faqja e dheut gjysmën e njerëzimit” për të vazhduar me deklaratën e 2 marsit “Mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska. Maskat nuk mbrojnë”, dhe mbyllet me deklaratën e djeshme kur maska bëhet e detyrueshme.

Sipas demokratëve, “ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund. Tani askush nuk i beson dot më luftes imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *