Vendosni fjalën kyçe....

Studimi – Koronavirusi i ri mbijeton te kartëmonedhat dhe ekranet e celularëve për 28 ditë


Koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të caktuara, përfshirë kartëmonedhat dhe ekranet e telefonave celularë, për gati një muaj në klimë të freskët, sugjeron studimi i ri nga shkencëtarët australianë.

Covid-19 është në gjendje të mbijetojë në hapësirë ​​të hapur për një kohë më të gjatë se sa mendohej më parë, sipas një studimi nga Organizata Australiane e Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Komonuelthit (CSIRO) botuar nga Virology Journal.

“Përcaktimi për sa kohë virusi mbetet aktiv në sipërfaqe na mundëson që të parashikojmë më saktë dhe të luftojmë përhapjen e tij dhe të bëjmë një punë më të mirë për të mbrojtur njerëzit tanë.” – tha shefi ekzekutiv i CSIRO-s, Dr. Larry Marshall.

Sipas hulumtimit, virusi ka provuar të jetë jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe i aftë të lulëzojë në sipërfaqe të lëmuara, jo poroze, duke përfshirë kartëmonedha letre dhe plastike, qelqi dhe çeliku.

I mbajtur në temperaturën -20C (68F), Covid-19 qëndroi gjallë për 28 ditë, që është rreth 10 ditë më shumë se koha e mbijetesës së virusit të gripit të rregullt. Duhet të theksohet se eksperimenti u krye në errësirë, pasi drita UV është shumë efektive në vrasjen e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *