Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës, Etleva Temo.
KPK arriti në përfundimin se Temo kishte probleme me pasurinë pasi nuk kishte burime të mjaftueshme për ta justifikuar atë.
Ndërkohë probleme u shfaqën edhe me konfliktin e interesit, pasi rezulton se gjyqtarja ka pasur kontakte me disa persona që ajo ka gjykuar. Më saktë bashkëshorti i saj ka udhëtuar me një person, i cili ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.
Kujtojmë se gjyqtarja Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese me Mimoza Margjeken dhe Olsi Xhavellen që vendosën për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin.
Vendim për të cilën u procedua gjyqtarja Mimoza Margjeka, e akuzuar se mori 6000 euro ryshfet.
Temo është gjyqtare dhe në procesin ‘Shullazi’, e caktuar nga KLGj.
Apeli i Korçës vijon të mbetet në mungesë të theksuar gjyqtarësh dhe për këtë arsye është shtyrë edhe seanca ndaj Emiljano Shullazit.