Vendosni fjalën kyçe....

“Do ndjekim paranë kudo e kanë futur” – Basha thotë se do zhdukë pandëshkueshmërinë


Basha deklaroi ditën e sotme se qeverisja e PD-së do i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ai theksoi se ky nuk është premtim elektoral por një gjë jetike për vendin.

Kryedemokrati theksoi se qeverisja e PD-së do ndjekë paranë, kudo që e kanë çuar qeveritarët dhe partnerët e tyre.

“Një nga ndryshimet kryesore që duhet të ndodhë është dhënia fund e kulturës së pandëshkueshmërisë. Me këtë lidhet ngushtë aftësia e qeverisë për të dedikuar taksat për politikat e saj të zhvillimit. Këtë nuk e bëjmë dot nëse 2.2 miliardë dollarë pagesa për PPP-të e koncesionet nuk u kthehen qytetarëve. Ne do ndjekim paranë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ku e kanë çuar qeveritarët dhe partnerët e tyre brenda apo jashtë vendit. Qoftë kjo e ngurtësuar në Tiranë, e ftur nën dhe si Eskobari apo në llogari offshore. Të gjihë do japin llogari një për një. Përgjegjësia e Ramës është politike dhe penale. Kjo është diçka jetike jo premtim elektoral apo sa për konferencë shtypi.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *