Katër pacientë kanë humbur jetën në vend në 24 orët e fundit lidhur me covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.
171 raste të reja më koronavirusin e ri janë zbuluar 24 orët e fundit nga 952 testime të kryera.
Në dy spitalet në Tiranë janë të shtruar 244 pacientë me 14 në terapi intensive nga të cilët 5 janë të intubuar.
Një person ka humbur jetën në Kosovë lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 648.
Sipas Prishtinës zyrtare në vend janë zbuluar 68 raste të reja me kronavirus nga 702 analiza të kryera. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën në mjedise publike në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit.