Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me kancelaren Merkel folëm 60 minuta për drejtimin e suksesshëm të OSBE-së e progresin e Shqipërisë


Kryeministri Rama njoftoi para pak çastesh se kishte biseduar virtualisht me kancelaren gjermane, Merkel.

Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë tha se me lideren gjermane kishte biseduar për 60 minuta mbi planin e investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Çështje të tjera të cilat janë diksutuar sipas kreut të qeverisë janë Shengeni rajonal, progresi i Shqipërisë dhe përpjekjet e saj për pjesëmarrje në Konferencën e Parë Ndërqeveritare si dhe kryesimi i suksesshëm i OSBE-së nga ana e Shqipërsië.

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor. Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *