Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi thirrje qytetarëve: Përgjigjuni çdo polici që ju ndalon, Rama nuk ka merak shëndetin e shqiptarëve


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë për Ora News i bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë urdhërin e qeverisë për vënien e maskave edhe në rrugë.

Kryemadhi shtoi se Rama nuk ka merak shëndetin e qytetarëve, pasi nëse do kishte këtë merak do anulonte koncesionet në shëndetësi.

“Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat?

Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët.

Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë.

Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *