Vendosni fjalën kyçe....

Rama premtoi sot uljen e çmimit të karburantit, ç’premtonte 8 vjet më parë (Video)


Kryeministri ka premtuar sot uljen e çmimit të karburantit për fermerët.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të premtimit, ai tha se nga janari 2021, qeveria do heqë akcizën, taksën e qarkullimit dhe atë të karbonit për karburantin që përdorin fermerët.

Sipas kreut të qeverisë, kjo lëvizje po bëhet tani dhe nuk është bërë më herët pasi tani janë krijuar kushtet financiare e është forcuar struktura e shtetit për të mundësuar diçka të tillë.

“Kjo vjen si rezultat i faktit se reformat, konsolidimi i gjithë strukturës së shtetit, i financave publike, rritja e konkurrencës, e të ardhurave, kanë krijuar kushtet që ne t’i bëjmë këto. Nuk mund të bëheshin as vjet, as parvjet, As 5 apo 7 vite më parë. Pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar tek një plan strategjik. Sot jemi në kushtet kur do të ndërhyjmë që të nisim nga viti i ardhshme me një regjim të ri për karburantin. Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor akcizën. Nga karburanti do të heqim taksën e qarkullimit, dhe taksën e karbonit.” – pohoi sot Rama.

Të njëjtin premtim, kreu i qeverisë e ka bërë edhe para tetë vitesh, në kohën kur mëtonte të bëhej kryeministër i vendit.

Shefi i atëhershëm i opozitës në takime të shumta me fermerët në vend premtonte uljen e akcizës së naftës, taksën e inputeve bujqësore e premtime të tjera të ngjashme.

Për ta konkretizuar po sjellim si shembull një material video të 11 shtatorit 2012 gjatë një takimi të Ramës, asokohe kreu i opozitës, me një fermer në Kashar.

*Video Credit: Ora News


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *