Vendosni fjalën kyçe....

PD i përgjigjet Ramës: E rritët ju borxhin publik me koncesione klienteliste dhe tendera pa garë


Opozita reagon pas postimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me borxhin publik. Ndryshe nga kryeministri, këshilltari i PD-së për ekonominë Dorian Teliti, ka nxjerrë të tjera shifra që flasin për një rritje të borxhit publik në vitet e fundit nga qeveria socialiste duke përdorur koncesione klienteliste, tendera pa garë, lukse zyrash e udhëtime me charter. Teliti shton se në qeverisjen e PS-së taksat u rritën me 2.1 miliardë euro në 7 vite.

“2006-2013 borxhi publik u rrit me vetëm 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më pare.

Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.”- shkruan Teliti.

Kjo ishte një përgjigje e Telitit pas postimit të mëngjesit të sotëm të Ramës, i cili nxorri një tabelë me shifra që tregonin një ulje në borxhin publik nga qeverisja e PD-së tek e PS-së dhe një rritje po ashtu të theksuar të investimeve. Rama shprehej se ishin demokratët ata “që e zhytën Shqipërinë në borxhe”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *