Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit thyejnë portën dhe futen brenda Uzinës: Këtu s’ka njeri


Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e 17 të grevës së urisë dhe ditën e sotme janë futur brenda rrethimit të rafinerisë së naftës.

Naftëtarët i janë  drejtuar ndërtesës ku qëndron administrata, ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur tek dera e saj.


Sipas kreut të Sindikatës, Sokol Dautaj, kjo i nxori zbuluar të gjithë, pasi nuk kishte asnjë punonjës të administratës dhe gjithashtu pronari i kompanisë “Allum” kishte ikur.

“”Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një shoë i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka ikur ‘Allum’. Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka njeri. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë”, tha Dautaj.

Kujtojmë se më 3 shtator naftëtarët nënshkruan kontratat që rrjedhimisht kjo do të sillte edhe rikthimin e tyre në punë, por kjo nuk ndodhi.

Përpos kësaj, naftëtarët e Ballshit janë prej 9 muajsh pa punë dhe pa asistencë sociale ndërsa kanë dhe mbi 20 paga të pamarra.

 10 prej tyre po qëndrojnë në grevë urie prej 17 ditësh, duke rrezikuar edhe jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *