Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare futen në grevë mes lotësh: S’u kemi treguar familjes, e marrin vesh në medie


Gratë naftëtare janë futur në grevë urie në vend të naftëtarëve burra, me shpresën se ky vendim drastik do t’i tërheqë vemendjen qeverisë e cila pas 18 ditësh grevë urie të burrave nuk ka reaguar.

Duke lotuar, gratë naftëtare shprehen se kërkojnë vetëm të drejtat e tyre:”Nuk na vjen inat se jemi këtu, na vjen inat se s’po marrim të drejtën tonë.”

Zonjat thonë se janë futur në grevë urie pa u konsultuar më parë me familjarët dhe se ata po e marrin bvesh lajmin përmes medieve.

“Për ne nuk është e lehtë që morëm këtë vendim, se jemi nëna të djemve dhe vajzave që duam t’i çojmë në shkollë. Me lot në sy, po i drejtohem ministres Balluku si nënë e dy vajzave. Si mund t’i shkolloj unë këto dy vajza, kur kam marrë këtë vendim ekstrem dhe vajza ime e merr vesh në media se mamaja ime u fut në grevë. Po burri im si do e marrë që nëna e dy vajzave u fut në grevë.

Dhe them se do jetë një vendim i drejtë dhe mendoj se do ketë një zgjidhje pozitove, se nuk ka arsye të sakrifikojmë dhe të mos fitojmë. Është vendim i drejtë për mëendimin  tim se po t’i shikosh të gjitha gratë janë me lot në sy.”– tha një nga gratë naftëtare për Euronews.

Naftëtarët e Ballshit kanë plot 26 paga pa marrë dhe se janë detyruar të futen në grevë për të kërkuar atë që u takon. Një zonjë tregon se fëmijët e saj e kishin paralajmëruar që most ë futet në grevë dhe ajo nuk e di se si do ta presin ata vendimin e saj.

“Kemi 26 paga pa marrë. Nuk jemi vetëm ne, por janë 800 familje që ushqehen nga puna në këtë ndërmarrje. Kryeministri të vërë dorën në zemër. Ishin vëllezërit tanë këta që u dergjën këtu 18 ditë dhe kryeministri nuk zgjidhi asnjë gjë. Ne do flijohemi këtu deri në fund sa të marrë zgjidhje kjo punë. Nuk ka zgjidhje tjetër, nuk kemi se ku të përballemi tjetër. Asnjë gjë nuk i kam thënë familjes. Fëmijët nuk duan. Ma kanë bërë parapritë. Asnjë gjë s’i kam thënë familjes. Nuk e dimë se si do vejë puna. Do arrijmë do ndahemi dhe me familjen. Nuk na duan fëmijët të rrimë këtu, se jemi të sëmurë, jemi me ilaçe. Kështu që nuk e di se si do përfundojë kjo punë. Zoti kryeministër të vërë dorën në zemër. Dhe ministrja. Kemi një jetë të tërë që kemi punuar e nuk duan t’ja dinë fare. Jemi njerëz mbi të gjitha, nuk jemi kafshë. Duam të rrojmë dhe ne si gjithë të tjetër. Kemi nga 30 vjet që po punojmë në këtë ndërmarrje. Dhe të na nxjerrin në shesh, në rrugë, qeshin njerëzit me neve. Tallen.”– thotë zonja e cila detyrohet të largohet nga kamera pasi nuk i mban dot lotët.

Këtu ndërhyn një tjetër grua, e cila përlotet gjithashtu: “Më shumë se çdo gjë tjetër flasin lotët tanë. Nuk mund të flasim dot më. Sytë janë të përlotur. Fëmijët tanë nuk e dinë se jemi këtu dhe nuk e dimë se si do ta përjetojnë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *