Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Ramës: Hajdut i mafies së plehrave, pas vuajtjes së shqiptarë qëndron një vjedhje e jotja


Basha i është kundërpërgjigjur Ramës pas reagimit të këtij të fundit në Twitter.

Kryedemokrati shkruan se zbrazja e vendit nga shqiptarët është dasëm për hajdutin e mafies së plehrave.

Teksa vendi është në kolaps në çdo fushë, shkruan Basha, pas çdo dhimbjeve e vuajtjeje të shqiptarëv qëndron një vjedhje e kryeministrit.

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.” shkruan Basha.

Prej disa ditësh më radhë, kreu i PD-së, Basha, ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Rama e kryebashkiakut Veliaj lidhur me atë që e quan afera e inceneratorëve.

Kryedemokrati ka deklaruar se dyshja në fjalë në bashkëpunim me ministrin Ahmetaj e Klodian Mërtirin kanë grabitur 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve me aferën e inceneratorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *