Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
Sipas njoftimit të ministrisë, viktimat janë një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.
Në vend, thuhet më tej janë kryer së fundmi 1398 testime, të cilat kanë zbuluar 257 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Në dy spitalet në Tiranë janë shtruar 249 persona nga të cilët 21 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.