Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, është larguar nga Samiti në Bruksel këtë të premte, pasi mësoi se një politikan me të cilin ajo kishte patur kontakti, ishte infektuar me Covid-19.
Marin e dha lajmin përmes një postimi në Twitter, ku shprehej se do të kthehej në Finlandë për t’u vetëizoluar dhe do t’i nënshtrohej testimit për Covid-19.
Ajo tregoi se i kishte kërkuar Stefan Lofven të përfaqësonte Finlandën për pjesën tjetër të takimit.
Mediet finlandeze njoftuan se kryeministrja kishte marrë pjesë në një takim të përbashkët me një anëtar tjetër të parlamentit, Tom Packalen, të mërkurën dhe se ai më vonë ishte rezultuar pozitiv për virusin.
Marin tashmë ishte vetë-izoluar disa herë në fillim të vitit, por deri më tani të gjitha testet që ajo ka bërë janë kthyer negative.
Lideri finlandeze nuk ishte e vetmja që humbi bisedimet për shkak të koronavirusit. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen u largua gjithashtu nga Samiti të enjten pasi mësoi se një anëtar i stafit të saj ishte i prekur nga COVID-19.