Gazetari Arjan Çani beson se kryeministri Edi Rama do i fitojë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit, e madje sipas tij po luan për një mandat të kartët.
Ndërsa ishte i ftuar në programin “PolitikOn” të gazetarit Alfred Lela, Çani parashikoi që Basha do jetë kryeministër por jo në një ardhme të afërt.
“Jam i bindur që Basha do të bëhet, por jo për faj të tij por për shkak të inxhinierisë së votave që Rama ka ditur të prodhojë.
Nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm nëse del ndonjë gjeni që unë deri tani nuk e shoh. Sikur të bëheshin zgjedhjet e ndershme në Shqipëri e sigurtë që Basha do të fitonte por këtu nuk bëhen zgjedhje të lira. Këtu bëhen zgjedhje inxhinierike. Ka një deformim, cënim, shumë të bukur të rafinuar, që herë pas here lë dhe gjurmë si në zgjedhjet e kaluara.”– tha Çani.
I pyetur nëse batutat do ja sigurojnë një mandat të tretë Ramës, Çani u përgjigj: “Edhe jo vetëm ato (zgjedhjet 25 prillit). Ato (Batutat) e ndihmojnë. Unë them që ai po luan një mandat katërt.”
Kështu u shpreh Çani në minutën 13:57 të videos së mëposhtme.
Megjithëse beson se Rama do fitojë, ai publikisht e pranon se do votojë kundër Ramës. Ai shprehet se edhe ambasadorët e huaj i kanë dhënë Ramës dritën jeshile. Sipas tij ambasadorët bëhen me më të fortin.
“ Fatkeqësisht po. Unë do të votoj kundër tij e kam thënë publikisht. Në historinë moderne të këtij vendi nuk ka rëndësi fare kush është i ndershëm dhe i mirë, e rëndësishme është kush është i fortë.
Përderisa amerikanët thanë se “5 qershori” nuk është prishur ishte sinjal për t’i thënë të gjatit “Jepi, ne ta dhamë viston. Vetëm budallenjtë nuk e shikojnë vetëm qorrat. Edhe Kim dhe Soreka e thanë që “5 qershori” nuk është prishur nga ky kodi i ri zgjedhor. Pse e thanë? Mund të rrinin indiferentë por i shkelën syrin dhe i thanë vazhdo.
Duhet t’ia themi njerëzve disa të vërteta të thjeshtë: Këtu pritet shumë nga të huajt por harrojnë që të huajt në fakt bëjnë gjithmonë me më të fortin dhe jo demokratin. Kur shohin kush është më i fortë ata e respektojnë. Jetojmë në xhungël, ku edhe ndërkombëtarët bëhen me më të fortin.” – tha Çani.