Një grua ka humbur jetën në rrugën Elbasan-Peqin, pasi u përplas nga një mjet tip ‘BMW’.
Sipas policisë, viktimë ka mbetur 64-vjeçarja me iniciale Xh.B., banues në Librazhd ndërsa mjeti i aksidentit drejtohej nga 43-vjeçari me iniciale E.S., banues në Durrës.
Ky i fundit është shoqëruar në policinë e Elbasani për t’u pyetur mbi dinamikën e aksidentit.