Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, se qeveria nuk i kishte zeruar taksat për biznesin e vogël.
Balla thotë se Basha gënjen kur thotë që taksa për boznesin e vogël nuk është zeruar. Madje ai nxjerr një video për t’i kujtuar kryedemokratit takimin e këtij të fundit me pronarin e një biznesi të vogël, i cili i thotë me gojën e tij se nuk paguan taksa.
“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Edhe kur gënjeshtari përsëritës bën laps(use), janë qytetarët ata që gjykojnë, kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen.
Taksa e biznesit të vogël është ZERO! Dhe kush di pak faaare matematikë, nuk mund të ulet përtej ZEROS.
Por siç thoshte Jozefina me të drejtë, Lulezimi gënjen edhe kur e pyet sa është ora.”- shkruan kryetari i grupit parlamentar të PS-së. Mbrëmë në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, Basha thoshte se qeveria nuk i ka zeruar taksat për biznesin e vogël, ndërsa propozonte një taksim me 0.5% të xhiros.