Napoli e ka dominuar dhe e ka mundur Atalantan me rezultat të thellë 4-1 në San Paulo sonte duke e bërë atë një skuadër që është dukur totalisht e vogël karshi skuadrës së Gattusos.
Hirving Lozano ishte kreatori i kësaj fitoreje pasi që ai shënoi dy golat e parë, një në minutën e 23 dhe tjetrin në minutën e 27-të.
Napoli punën me Atalantan do ta kryente në pjesën e parë pasi që deri në fund të saj do të shënonte edhe dy gola.
Goli i tretë erdhi në minutën e 30-të nga Matteo Politano, kurse blerja e shtrenjtë e Napolit, Victor Osimhen shënoi në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë Atalanta u mundua të kthehej në lojë por krejt ajo çfarë ata bën ishte një gol në minutën e 69-të nga Sam Lammers.
Në këtë ndeshje, Gattuso prapë nuk e ka aktivizuar mbrojtësin e Kombëtares se Kosovës, Amir Rrahmani.