Milan ka fituar derbin e Madoninës ndaj Interit me rezultatin 1-2.
Në një sfidë në San Siron me numër të limituar tifozësh, kuq e zinjtë mposhtën zikaltërit duke marrë 3 pikë të vlefshme për renditjen në kreun e tabelës së Seria A.
Dy golat për Milanin u shënuan nga Ibrahimovic në pjesën e parë.
Golin e vetëm për Interin e shënoi Lukaku në minutën e 28.