Vendosni fjalën kyçe....

Rama në forumin e Europa Park: Krimi i organizuar nuk është vetëm në Shqipëri është ndërkombëtar


Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në takimin e organizuar në Mynih në Forumin e “Europa Park”.

Në këtë takim Rama foli edhe për krimin e organizuar duke thënë theksuar se ai nuk ka etni.

Sipas Ramës krimi në Evropë nuk është shqiptar por ndërkombëtar.

Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat nuk mendoj se është burimi për të projektuar të ardhmen. Që një Evropë që nuk po funksionon mirë me 27, a mund të funksionojë me 33, normal që është e vështirë.  Jo nuk mundet është e pamundur, por kjo nuk nënkupton se nuk është e zgjidhshme n.q.s fuqitë e mëdha nuk gjejnë mënyra për ta përshtatur mekanizmin. Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisnin. Kur donin të hynin Rumunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Krimi i organizuar është ndërkombëtar, jo vetëm shqiptar.

Nuk ka vetëm një person kriminal që nuk ka të paktën 4 kode numrash, në Gjermani, Holandë, etj. Si është e mundur që shërbimet sekrete në BE nuk i ndajnë këto të dhëna.

Si e lufton terrorizmin kur nuk e di se kush vjen këtu nga Franca dhe kush shkon në Francë. Duke folur për krimin në Holandë, shqiptarët janë gjëja më e keqe, kjo është e mirë për politikën, por nuk është e vërtetë. Lexova një lajm që një tjetër bandë shqiptare u shpërbë dhe kur e lexova, vetëm dy prej tyre ishin shqiptarë nga 6o vjeç e sipër dhe të tjerët ishin të huaj“- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *