Presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë e shumicës që të reflektojë lidhur me Kodin Zgjedhor duke kërkuar që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.
Ai paralajmëroi se nëse qeveria nuk do reflektojë atëherë do ketë një referendum pasi askush nuk mund ta ndalojë integriin e vendit në BE.
“Të gjithë të bëhen bashkë për të kapur kohën e humbur për sa i përket integrimit të vendit në BE. E ardhmja e Shqipërisë është në Europë. Presidenti do bëjë çdo gjë që të respektojë 5 qershorin. Ata do vendosin me kokëfortësi që ta çojnë Shqipërinë në referendum, s’ka problem. Presidenti do jetë me gjithë popullin shqiptar. Presidenti ka plane pafund që Shqipëria të mos bjerë në një humnerë ku kërkojna ta çojnë forcat anti-shqiptare. Kthimi i ligjit për Kodin Zgjedhor do jetë i mirëargumentuar i shpjeguar në hollësi ligjore.” – tha Meta.