Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan: Pronësia e Butrintit nuk do transferohet, do këshillojmë qeverinë sesi do menaxhohet projekti


Michael Granoff, kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin shpjegoi përfshirjen e fondit në projektin e menaxhimit të Butrintit, që ngjalli jo pak polemika në vend.

Sipas Granoff, Butrinti si sit i trashëgimisë kulturore mbetet nën pronësinë e shtetit shqiptar dhe kjo nuk do të ndryshojë. Kreu i AADF shtoi se Butrinti ka qenë në interesin e fondit për një kohë shumë të gjatë dhe se roli i AADF lidhet me krijimin e një modeli “të klasit botëror për menaxhimin”.

Struktura mbi të cilën kemi punuar me qeverinë për Butrintin është e atillë që ky plan menaxhimi të këshillojë qeverinë sesi ta mirëmenaxhojë projektin dhe t’i raportojmë qeverisë. Nuk ka pasur kurrë ide për transferimin e pronësisë ose diçka të tillë,”- tha z. Granoff në një intervistë për Ilva Now në Euro News Albania.

Pavarësisht kritikave të herëpashershme, zoti Granoff tregon arritjet pozitive të punës së fondit në Butrint, që fillon me vendosjen e biletave elektronike.

Kur ne vendosëm biletat elektronike në Butrint, ajo që zbuluam është se fitimet u rritën ndjeshëm, dhe kjo jo sepse erdhën më shumë vizitorë. Por në fakt, ne i dhamë fund korrupsionit, ku fitimet nga biletat nuk shkonin për Butrintin. Dhe një nga gjërat që dihet për korrupsionin… ne kemi një shprehje në anglisht se ‘drita e diellit është dezinfektanti më i mirë’,” – u shpreh më tej kreu i AADF, Michael Granoff.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *