Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi tha në emisionin “Opinion” se incineratori i Elbasanit në 3 vite, ka punuar vetëm 22 ditë.
Duke ju referuar shifrave të prodhimit të energjisë deklaruar nga Kryeministri në emisionin “Opinion”, por dhe verifikimeve të bëra nga PD gjatë këtyre ditëve, Bardhi tha se shqiptarët kanë paguar 70 milionë euro për 3 incineratorë që nuk punojnë.
“Fakti është që shqiptarët kanë paguar 70 milionë euro për 3 incineratorë që sot nuk punojnë. Incineratori i Elbasanit do duhej të ishte në punë që prej vitit 2017. Matësi tregon që është prodhuar energji nga ai incinerator për 22 ditë punë. Me konsumin e energjisë që ka treguar Kryeministri ka treguar në emisionin tuaj, tregohet që ai impiant ka punuar vetëm 22 ditë”, u shpreh Bardhi.
I pyetur nëse PD ka bërë verifikime mbi këtë argument, Bardhi tha: “Ne kemi çuar njerëz edhe sot dhe kemi çuar gjatë këtyre 10 ditëve që kemi bërë denoncimin, në këto 10 ditë është ndezur vetëm 2 herë. Nga 313 ditë në vit, sipas kontratës nuk ka punuar në këto 3 vite më shumë se 22 ditë”.