Vendosni fjalën kyçe....

50 Cent shpreh mbështetjen për Trumpin: S’dua t’ja di se ai s’i pëlqen njerëzit me ngjyrë


Reperi 50 Cent ka shprehur në rrjetet sociale mbështetje për presidentin Donald Trump, pasi ka mësuar planin e Joe Bidenit për taksat.

Ai u bën thirrje fansave të “votojnë për Trump”.

Reperi shpërndau një foto nga transmetimi i lajmeve ku tregoheshin shtetet kryesore dhe taksat lokale të propozuara nga Biden.

“Nuk dua t’ja di nëse Trumpi nuk i pëlqen njerëzit me ngjyrë. 62%, a të ka ikur mendja?”- shkruan reperi.

Kandidati demokrat planifikon të rrisë taksat për ata që fitojnë më shumë se 400,000 dollarë në vit, duke rritur normat më të larta ligjore mbi 60 përqind në disa shtete si: New Jersey, New York dhe California, sipas një analize nga Fondacioni i Taksave.

Megjithëse reperi u përball me një periudhë falimentimi në vitin 2015 – për të cilën ai vazhdon të bëjë shaka – 50 Cent më parë ishte ndër reperët me fitimin më të lartë në botë, me një vlerë neto të vlerësuar në mbi 100 milion dollarë nga Forbes para problemeve të tij financiare.

Curtis Jackson (emri i vërtetë i reperit) më parë ishte deklaruar kundër presidentit Trump, duke e kritikuar atë se po bënte “show” dhe duke e quajtur një “makth”.

Por pas qëndrimit të tij për taksat dhe shprehjes së mbështetjes për presidentin, reperi ka marrë mjaft kritika negative me një pjesë të komentuesve që e quajnë “egoist” dhe që nuk do të paguajë taksat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *