Janë publikuar pamjet e atentatit ndaj një 27-vjeçari në Vlorë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku shënjestër e atentatit ishte i riu Mario Ferraj.
Siç duket nga pamjet video, ky i fundit hipën në makinën e tij ndërsa pak çaste më pas, nga krahu i derës së pasagjerit afrohet një person me kapuç që hap derën dhe qëllon me armë.
Pas kësaj ai largohet mënjeherë me një mjet me ngjyrë të zezë që e shoqëronte ngjitur pa e parë që 27-vjeçari nuk ishte qëlluar e del nga makina.
Ferraj ka denoncuar në polici ngjarjen e blutë e qytetit bregdetar njoftuan mbrëmjen e djeshme sa ka nisur puna për kapjen e autrorit të dyshuar.
Video Credit: BW