Joe Biden ende nuk pranon të përgjigjet ndaj një hulumtimi të medias New York Post, që pretendon se djali i vogël i ish-zv.presidentit amerikan, Hunter, përdori lidhjet e tij me administratën e Obamës në favor të një konglomerati ukrainas të gazit natyror.
Biden, që është kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, ka kohë që u shmanget pyetjeve lidhur me çështjen në fjalë.
Ai u pyet nga një gazetar gjatë një takimi elektoral në Karolinën e Veriut në fundjavë nëse kishte ndonjë koment në lidhje me zbulimet se FBI-ja (Byroja Federale e Hetimit) kishte në zotërim dhe po hetonte laptopin e djalit të tij, Hunter.
Biden tregohet në video duke kundërshtuar të dëgjonte pyetjen e gazetarit e duke zgjedhur të largohej para se gazetari të përmendte fjalën ‘FBI’.
Më parë këtë javë, New York Post, raportoi se kishte në zotërim material kompromentuese për djalin e Biden, Hunter.
Media raporton se ai e kishte lënë laptopin e tij në një dyqan riparim në Delaware në prill 2019 pas një dëmtimi. Kur askush nuk u kthye për ta marrë atë, një teknik në dyqan pretendon se i ka marrë materialet e laptopit dhe ia ka dhënë ish-kryebashkiakut e avokatit të Trump, Rudy Giuliani.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani