Vendosni fjalën kyçe....

“Turqia shpreson në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë përmes bisedimeve” – Ministri i Mbrojtjes


Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, tha se Ankaraja mbështet zgjidhjen e mosmarrëveshjes në Mesdheun Lindor dhe detin Egje me Greqinë e Qipron përmes bisedimeve dhe sipas ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Le t’i zgjidhim problemet duke biseduar. Megjithatë ne nuk do përkulemi përballë asnjë presioni.” – tha ndër të tjera Akara gjatë një konference për shtyp me gazetarët.

Duke shprehur vendosmërinë e Turqisë për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e saj në Mesdheun Lindor dhe Egje, ai nënvizoi se vendi do të vazhdojë të mbrojë interesat e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Akar pohoi se Ankaraja ishte në anën e paqes, dialogut, zgjidhjes politike dhe negociatave, duke shtuar se bisedimet me Greqinë duhet të vijojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *