Vendosni fjalën kyçe....

Facebook i censuroi me sukses lajmet kundër familjes Biden, Twitter dështoi – Raporti


Kur lajmi për korrupsionin e pretenduar të familjes Biden shpërtheu, kompanitë e mëdha teknologjike u përpoqën me të gjitha mundësitë për të ‘varrosur’ historinë.

Facebook ishte i suksesshëm, por përpjekjet e censurës në Twitter dyfishuan popullaritetin e historisë, sugjeron kërkimi i ri.

I përshkruar nga presidenti Donald Trump të martën si ‘laptopi nga ferri’, një kompjuter që thuhet se është harruar nga Hunter Biden në një dyqan riparimesh në Delaware vitin e kaluar ka sjellë jo pak telashe për ish-zv.presidentin amerikan.

Siç zbuloi New  York Post javën e kaluar, hard-disku përmbante materiale që zbulojnë marrëdhënie të diskutueshme midis Hunter Biden dhe një firme energjetike ukrainase si dhe një skemë nga Hunter për të pasuruar familjen e tij përmes lidhjeve të tij kineze.

Sidoqoftë, kompanitë e mëdha bënë çmos që të lajmi të mos bëej viral. Zëdhënësi i Facebook dhe ish-anëtari i stafit të Partisë Demokratike, Andy Stone, tha se platforma e tij do të zvogëlojë artificialisht shpërndarjen e historisë.

Fushata censuruese funksionoi. Sipas të dhënave të përpiluara nga firma kërkimore ‘Neësëhip’ dhe botuar në ‘Newsweek’ të hënën, historia u shpërnda në vetëm gjysmën e lexuesve krahasuar me lame të ngjashme kundër presidentit amerikan, Trump.

Afërsisht 1.94 milion njerëz u angazhuan me historinë e Biden nga New York Post brenda 24 orëve nga botimi i saj. Në të kundërt, 3.6 milion njerëz lexuan një histori të ngjashme kundër Trump gjatë replikave lidhur me monumentet e rrëzuara gjatë protestavë të Black Lives Matter.

Në vend që të kufizonte shtrirjen e saj, Twitter thjesht ndaloi të gjitha lidhjet me historinë e New York Post, duke pretenduar se postat elektronike mund të ishin marrë nga pirateria – një shkelje e politikave të faqes.

Kompania më vonë u tërhoq dhe vendosi të etiketonte lidhjet me një paralajmërim se përmbajtja brenda ishte ‘e diskutueshme’. Megjithatë kjo nuk arriti të kishte të njëjtin efekt si censura e Facebook, madje personat që arritën të lexonin historinë ishin më tepër se zakonisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *