I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës është pjesëmarrës në panelin e Forumit të Sigurisë në Beograd, i cili është duke u mbajtur virtualisht.
Lajçak në fjalimin e tij në këtë Forum ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme.
“Tri qëllimet e procesit- normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër, kontributin në stabilitetin rajonal. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë në anën e duhur të historisë”- ka thënë diplomati sllovak, raporton Twitteri i Forumit të Beogradit.