Operacioni Forca e Ligjit, në fillim të këtij viti sekuestroi me bujë automjetin e blinduar të Lulzim Berishës por Gjykata e Posaçme ka vendosur lirmin nga sekuestro.
Më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i dërgoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe ishte edhe automjeti BMË i Lulzim Berishës.
Me OFL-në pasuritë e Lulzim Berishës kaluan edhe një herë në filtrin e drejtësisë pasi ato më herët ishin hetuar nga organet ligjzbatuese.