Vendosni fjalën kyçe....

Inagurimi i shtëpisë muze të Fishtës, qeveria aktivitet me ftesa, zbardhet debati mes gardës dhe ish-deputetit Ndocaj (Video)


Qeveria ditën e sotme zhvillon aktivitetin për inaugurimin e shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës.

Aktiviteti është zhvilluar me ftesa për personalitete të ndryshme, dhe vetëm pak më herët doli lajmi për shoqërimin e ish-deputetit Eduart Ndocaj.

Ndocaj u shoqërua nga policia pasi kërkonte të merrte pjesë në takim.

Duket se Ndocaj nuk ka pasur një ftesë dhe pas një debati me gardistët që sigurojnë takimin ku do marrë pjesë dhe Kryeministri është shoqëruar më pas në polici.

Në një video të publikuar nga vetë Ndocaj shihet debati që bën ai me gardistët ku thotë se ka qenë vetëm Rama që ka dhënë urdhër që ai të mos merrte pjesë në aktivitet.

Ju lutem jeni pa ftesë, duhet të largoheni, e dëgjuat dhe kryetarin e Bashkisë,“- i kanë thënë gardistët.

Ka dhënë urdhër kryeministri që të mos jem në aktivitet. Mos më prekni me dorë se jam i operuar. Mos prekni, jam i operuar në stomak”- shprehet Eduart Ndocaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *