Vendosni fjalën kyçe....

Ktheu ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Meta nga Korça: Një mundësi më tepër për mazhorancën të reflektojë


Presidenti Ilir Meta ditën e sotme publikoi dekretin për kthimin në Kuvend të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Në një dalje për mediat nga Korça, Kreu i Shtetit tha se e bëri këtë veprim për t’i dhënë një mundësi tjetër shumicës për të reflektuar dhe të respektojë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të 5 qershorit.

Thirrja e tyre drejtuar presidentit për ta kthyer përsëri në Kuvend këtë akt. Me qëllim rikthimin e aktit në shinat e 5 qershorit, kjo ishte një arsye kryesore për t’i dhënë mundësi tjetër maxhorancë që të reflektojë, të respektojë këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, përndryshe padyshim që do të mbajë një përgjegjësi kritike. Jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm në 3 dekada në mënyrë të njëanshme dhe për vonesën pa fund të procesit të çeljes së negociatave. Respektimi i kësaj marrëveshje është kusht i padiskutueshëm për BE.”, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *