Ish-Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, është larguar me avion nga Argjentina për në Venezuelë. Lajmi u raportua së pari nga agjencia shtetërore e lajmeve argjentinase Telam, pas fitores së zgjedhjeve të partisë së tij socialiste në Bolivi.
Telam raportoi se Morales, i cili ka jetuar në Argjentinë që kur dha dorëheqjen mes protestave në nëntor të vitit të kaluar, u nis me një aeroplan zyrtar të qeverisë së Venezuelës të premten pasdite për në Caracas.
Ministria e jashtme e Argjentinës nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë çështje dhe as përfaqësuesit e Morales, shkruan Reuters.
Ditën e hënë, Morales bëri të ditur synimin e tij për t’u kthyer në Bolivi pas fitores së madhe të zgjedhjeve presidenciale të pasardhësit të tij në drejtimin e partisë, Luis Arce.