Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata ndërkombëtare letër Ramës për situatën e naftëtarëve: Ndërhyni që punonjësit të marrin pagat


Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union e cila përfaqëson miliona punonjës të sektorit të minierave energjisë dhe industrive i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama me anë të së cilës i kërkon adresimin e problematikës së krijuar me naftëtarët e Ballshit.

Kjo sindikatë i kërkon Ramës të ndërhyjë që naftëtarët të marrin pagat e prapambetura për të cilët ata kanë hyrë në grevë prej disa javë.

Letra është shpërndarë nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar në rrjetet sociale.

“Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union  që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve.

Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!”-shkruan Sindikata.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *