Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka takuar kryeministrin slloven Janez Jansa në Bled.
Temat e diskutimit janë zbuluar nga vetë Rama dhe përqendrohen në Planin e Madh të Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit.
Sllovenia do mbajë Presdiencën e radhës të Bashkimit Evropian vitin e ardshëm.
“Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm”-shkruan Rama.