Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari: Në zgjedhje me “Nismën”, shpresëplotë se qytetarët do më zgjedhin deputete


Deputetja Rudina Hajdari, ka pohuar mbrëmjen e sotme se do hyjë në zgjedhjet e 25 prillit me partinë e re duke dhënë edhe hollësi lidhur me luftën e saj politike.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, ajo tha se shpreson që qytetarët do e votojnë që të jetë deputete edhe pas 25 prillit.

“Do hyj në zgjedhje me partinë e re. Do quhet Nisma. Jam shpresëplotë që qytetarët do më japin shansin që të zgjidhem në bazë të platformës që do ndërtojmë së bashku dhe për t’i dhënë shansin këtij grupimi për të ndryshuar gjëra. Sot është momenti që qytetarët të përkrahin lëvizje si kjo që është për institucione të forta, pro integrimit dhe mbështet parimet perëndimore.” – tha Hajdari.

Ajo shtoi më tej se është për lista të hapura 100% dhe do vijojë përpjekjet e saj në Këshillin Politik për ta arritur këtë qëlim. Hajdari shtoi se ka ende kohë për reflektim nga ana e shumicës pasi me Kodin Zgjedhor që është votuar, listat mbeten të mbyllura 100%.

“Mazhoranca ka tentuar që në mënyrë të njëanshme të mbajë listat e mbyllura. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ia japin shansin qytetarëve për listat e hapura 100%. Ndaj mendoj që me thirrjen e Këshillit Politik mund të reflektojmë, të ulemi dhe që të gjejmë konsensus. Mazhoranca ishte për lista të hapura, minimumi 70%, kurse sot janë të mbyllura 100%.” – shtoi Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *