Ekzekutohet me armë zjarri një 50-vjeçar në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Viktima është identifikuar si Ahmet Toska, punonjës në një karburant në Fier. Ai sapo kishte dalë nga banesa kur u qëllua me plumb në kokë.
“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.”- thotë policia.
Autori i cili nuk është identifikuar, ka qenë duke lëvizur në këmbë teksa ka qëlluar me armë zjarri drejt 50-vjeçarit.