Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat me armë në Vlorë, policia: Arrestuam të dyshuarin, donte të kanoste bashkëmoshatarin


Policia në Vlorë ka publikuar detajet nga incidenti që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Triportit, ku një person qëlloi me armë në ajër.

 Policia thotë se ka vënë në pranga të dyshuarin 26-vjeçar me inicialet E.Ç, i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Ai dyshohet se donte të kanoste bashkëmoshatarin e tij me inicialet F.Z.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, njoftojmë se në përfundim të veprimeve të para proceduariale Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Vlorë.

Ky shtetas më datë 25.10.2020, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, për të kanosur shtetasin F.Z., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëherëshme të policisë kufitare të Triportit dhe Partullave të Përgjithshme të Komsiariatit të Policisë Vlorë.”- thotë Policia.

Ndërkohë që E.Ç mbahet në paraburgim, 26-vjeçari tjetër me inicialet F.Z është lërë i lirë pas veprimeve të para hetimore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *