Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi thirrje Ramës: Prit opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor para se ta rivotosh në Kuvend


Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, ka i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojë në Kuvend ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, të cilat u kthyen mbrapsht nga presidenti Meta.

Zyrtari i lartë i BE-së, shkruan në Tëitter se pret që Komisioni i Venecias të ofrojë një përgjigje të shpejtë lidhur me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut ndërsa bën thirrje zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë. Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për rivotimin e tyre duke përfshirë opinionin e Venecias. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.” – shkruan Varhelyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *