Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari përshëndet nga zyrat e reja: Po punojmë pa pushim për t’i dhënë jetë projektit të ri politik


Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka përshëndetur nga zyrat e reja të “Nismës” duke kërkuar mbështetjen për projektin e ri politik.

Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se së bashku me skuadrën po punon pa pushim për t’i dhënë jetë projektit të ri politik që do sfidojë të gjithë klasën aktuale politike.

Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.

Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.

Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim”-shkruan Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *