Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Lefter Koka u largua nga LSI-ja për shkak të incineratorëve


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin “Opinion” se ish-ministri Lefter Koka u largua nga partia për shkak të incineratorëve.

Sipas saj, LSI ishte kundër inceneratorëve, por ish-ministri doli kundër partisë dhe u largua, ndërsa thotë se inceneratorët nuk janë asgjë tjetër veçse pastrim parash.

Ndërkohë ajo ka shtuar se njerëzit besojnë më shumë atë se kryeministrin Rama, pasi ajo e mban fjalën.

Përdorimi i fjalës LSI dhe Monika në asamblenë e PS nuk është shpërfillës, është makth. Makthi i Edi Ramës nuk është thjesht LSI, Monika, Meta apo Basha, por është se çfarë kanë sot shqiptarët diçka ndryshe nga ajo që ai ka ofruar 8 vite më parë. Siç është rasti i inceneratorëve, që për mua është rast pastrimi parash. Njerëzit e dinë shumë mirë se Monika e mbajnë fjalën dhe mes Ramës dhe Monikës ata besojnë më shumë Monikën.

Lefter Koka u largua nga LSI për shkak të çështjes së inceneratorëve. Pozicionimi i LSI ka qenë kundër inceneratorëve. Edhe sikur inceneratorët të ishin ashtu siç mendojnë, përsëri duhet t’i përmbaheshin kushteve të BE. Ata inceneratorë janë bërë kundër rregullave të BE”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *