Vendosni fjalën kyçe....

Meta kërkesë zyrtare Kuvendit për Kodin Zgjedhor: Prisni opinionin e Venecias


Pas paralajmërimeve të maxhorancës se do të miratojë pa humbur kohë dhe pa asnjë ndryshim projektligjin për Kodin Zgjedhor, presidenti i vendit Ilir Meta i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë.

Presidenti i kërkon zyrtarisht Kuvendit të marrë parasysh opinionin e Venecias.

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Kuvendi duket se nuk po humb kohë për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas kthimit në Kuvend nga Presidenti.

Kodi Zgjedhor është futur në diskutimet e rendit të ditës së sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, që do mbahet në orën 12:00.

Siç pati deklaruar kryeministri Edi Rama një ditë më parë, komisioni nuk pritet të bëjë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor por do ta kalojë atë për votim në Kuvend për seancën e ardhshme plenare sikurse është.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e ka porositur disa herë Ramën se do ishte e matur që të pritej dorëzimi i opinionit para rivotimit në Kuvend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *